Futboll Sport

CHAMPIONS/ Milani tregohet, kuqezinjtë “përqafojnë” gjysmëfinalen. Real-i kalon pa probleme Chelsean

Champions League dhuroi një mbrëmje të zjarrtë sonte. Milan ia doli të kualifikohej në gjysmëfinale, pasi eliminoi Napolin. Nuk ishte asgjë e lehtë për kampionët e Italisë, të cilët kishin fituan 1-0 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në Stadio Diego Armando Maradona (Naples) sfida përfundoi 1-1.

Pjesa e parë do shihte Olivier Giroud si djall dhe si ëngjëll. Kuqezinjtë fituan penallti në minutën e 22-të pas një kontakti Mario Rui-Leao. Sulmuesi Giroud do bënte më të vështirën duke humbur 11-metërshin, merita i takoi edhe portierit Meret që priti goditjen. Ekipi i Piolit do merrte epërsinë në fundin e fraksionit falë francezit, i cili shfrytëzon në maksimum asistin e Leaos, pas një super-sprinti të portugezit.

Ekipi i Spalletit kishte shansin e artë për t’u futur në lojë 10 minutat e fundit, Tomori prek topin me dorë në zonë dhe arbitri sinjalizoi nga pika e bardhë. Hero bëhet Maignan, portieri i mohoi golin Kvaras. Napoletanët realizuan në fund me Osimhen, por më kot, pasi fati i kualifikimit ishte vulosur.

Feston Milan në fund dhe pret të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales, i cili do dali nga çifti Inter-Benfica.

Real Madrid nuk hasi probleme në Londër. Los Blancos kishin fituar 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Chelsea, ndërsa sot triumfuan 2-0. Rodrygo ishte në formë në “Stamford Bridge”, pasi realizoi dopietë. Ekipi i Ancelottit shkon kështu në gjysmëfinale, ku do luajë ndaj fituesit të çiftit Manchester City-Bayern.

Related posts

Zidane publikon listën kundër PSG-së (FOTO)

Q.Autor

“TOKIO 2020″/ Historike, Bermuda bëhet shteti më i vogël në botë që fiton një medalje të artë

Delo.autor

GJIGANDËT ANGLEZË NË “GARË”/ Njëri prej tyre ofron 77 milionë euro për Iscon

Isa.Autor

Leave a Comment