Futboll Sport

MESFUSHORI I REALIT DHE ISH-SHOKU I ASLLANIT/ Milani ka gati dy emra për të transferuar në verë

Në shtëpinë e Milanit janë të përqendruar për të rinovuar kontratat me disa lojtarë të rëndësishëm si Leao, Menja apo Zhiru, por në të njëjtën kohë drejtuesit po punojnë për të përforcuar ekipin me emra të rinj.

Në këtë aspekt vjen edhe lajmi se më në fund pas dy vitesh, “djalli” mund të negociojë qetësisht me Marko Asension, i cili që nga 30 qershori do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij pasi i përfundon kontrata me Real Madrid më 30 qershor.

Pika kyçe në këto negociata do të jetë paga e lojtarit dhe komisioni që do të kërkojë agjenti i tij Horge Mendesh.

Kuqezinjtë ofrojnë 5 milionë euro, por megjithatë thuhet se nuk do të jetë e lehtë për t’i rrëmbyer firmën, pasi në garë për Asensio janë edhe ekipe me financa të pakufishme si Arsenali ku spanjolli do të gjente edhe bashkëkombësin Mikel Arteta.

Emri tjetër në radarët kuqezi është ai i Tomazo Baldancit.

Fantazisti shihet si përforcimi i duhur në rast se nuk gjendet një akord me Realin e Madridit për Brahim Diazin, të cilit i përfundon kontrata 2-vjeçare e huazimit në fund të sezonit aktual.

Related posts

Zmbrapsja e Panuccit dhe fitorja e lojtarëve, një trajner kukull

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Egnatia-Kastrioti. Rezultati 2-1

Delo.autor

NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Juventusi në kërkim të rekordit absolut, ja ekipi që e pengon

Delo.autor

Leave a Comment