Futboll Sport

BELLINHAM DREJ REALIT/ Refuzon pagën 14 milionë euro të Dortmund

Ishte një pikëpyetje dhe tani duket se është konfirmuar. Jude Bellingham, i kërkuar nga Real Madrid, nuk dëshiron të vazhdojë te Borussia Dortmund përtej verës dhe ka refuzuar ofertën miliona që klubi verdhezi i dërgoi për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2025.

Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, paga rekord prej 14 milionë eurosh në vit që iu ofrua, ishte ende shumë më e ulët se rroga që do të merrte në Madrid. Bellingham do të përfitonte 20 milionë euro në sezon në Santiago Bernabeu dhe do të kishte një kontratë deri në vitin 2029.

Tani drejtuesit e Dortmund janë të vetëdijshëm se mënyra e vetme është ta shesin këtë verë për të përfituar sa më shumë. Sigurisht, operacioni nuk do të jetë i lirë për Real Madrid. Gjermanët kërkojnë ta shesin rreth 150 milionë euro, por transfermarkt e vlerëson 120 milionë.

Si Dortmund, ashtu edhe Bellingham, kohët e fundit nuk janë shprehur në lidhje me transferimin e anglezit, kjo për faktin se ekipi është në garë për titullin kampion dhe do të ndikonte në 3 javët e mbetura në Bundesligë.

Related posts

“ME TRAJNERIN IZAGHI KEMI KIMI”/ Calhanoglu: Vendosa të ndryshoja fanellë sepse doja një…

Delo.autor

“FUTBOLLI NUK DO TË NDALET EDHE PO PATI LOJTARË TË INFEKTUAR”/ Presidenti Duka: Ja si do të veprohet…

Delo.autor

“DO TA BËJA COPA-COPA”/ Kërkon falje kampioni i botës që i këshilloi burrat se si t’i rrahin gratë gjatë karantinës

Delo.autor

Leave a Comment