Messi

“Nuk do të rikthehet te Barcelona, do ta bëjë diçka të tillë vetëm kur të lë futbollin. Ai ka në tavolinë një ofertë prej 543 milionë euro nga Al Hilal, skuadra e mbretit. Messi erdhi në Arabi për tu njohur me vendin, për ta parë se ku mund të banoj. Do të harxhojmë të gjithë parat e mundshme për të siguruar shërbimet e tij”, u shpreh Marco Kirdemir.