Futboll Sport

SHOW I INTERIT/ Zikaltërit kapin Champions. Inzaghi: E kemi detyrim

Inter dhuron show përballë Verona-s, del me pikë të plota pas fitores së thellë 0-6, një ndeshje ku ofensiva e Simone Inzaghi-t ishte në një mbrëmje fantastike kundër një rivali inekzistent në fushë. Zikaltërit përfituan në maksimum nga blofi i Romës dhe Milanit duke kapur vendin e katërt pas javës së 33-të.

Fillimisht ishin me fat teksa Gaich i pafat devijoi topin në portën e tij duke kaluar zikaltërit në avantazh. Pesë minuta më pas, Calhanoglu realizoi një super gol, një goditje nga afro 30 metra që la pa fjalë lojtarët dhe tifozët. Goli i dytë nxori nga binarët Verona-n, pasi Dzeko në të 38-tën, vetëm një minutë më pas, trefishoi rezultatin.

Nuk kishte asnjë histori as pjesa e dytë, me Interi që vijoj të argëtohet në gjysmëfushën e Verona-s. Në minutën e 55-të, Martinez me një ekzekutim plot klas dërgoi shifrat në 0-4 përpara se Dzeko të shënonte golin e pestë për Inter dhe të dytin personal. Në shtesë, Martinez kompletoi dopietën personale duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-6. Më në fund, Inzaghi i rezervoi disa minuta edhe Kristjan Asllanit, i hedhur në fushë në minutën e 77-të:

 

 

“Po luajmë mirë, jemi në një moment të mirë dhe kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm. Duhet të vijojmë me këtë ritëm pasi 72 orë më pas do të përballemi me Romën. Zona Champions? E kemi detyrim të arrijmë në katër ekipet e para”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Gjobiten Tirana, Dinamo, Partizani dhe Teuta. Dy klubeve të kryeqytetit i kërkohet dëmshpërblim për…

Delo.autor

STERLING LA FUSHËN MES DHIMBJESH/ Guardiola merr lajmin e keq, ja sa rrezikon të mungojë ylli

Delo.autor

PAS LAMTUMIRËS SË SALIHIT/ Skënderbeu ka një mesazh dhe “kartolinë” emocionuese (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment