Futboll Sport

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Juventusit i hiqen pikët që bën lëmsh kampionatin

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për Juventusin, duke qenë se bardhezinjtë do të marrin vesh fatet e sezonit. Të hënën do të jepet vendimi për pikët që do t’i hiqen Juventusin për sa i përket parregullsive me plusvalencat.

Në Itali, janë të bindur se torinezëve do t’iu hiqen 12 pikë. Ndryshe nga vendimi i parë kur hiqeshin 15 pikë, gjërat kanë ndryshuar dhe do të jenë 3 pikë më pak se herën e parë. Megjithatë, kjo sasi pikësh do të lërë shumë të pakënaqur Juventusin pasi mbeten jashtë Championsit.

Bardhezinjtë shpresonin që Gjykata Federale t’i heqë maksimalisht 9 pikë duke qenë se mbetej në zonën Champions dhe në ndeshjet e ardhshme, do të kishte mundësi që të ngjitej sërish. Me 12 pikët e hequra Juventusi do të përfundonte në vendin e 7 në kampionat me 57 pikë, 7 më pak se zona Champions./Panoramasport

Related posts

MARRIN FITOREN E DYTË RADHAZI/ “Verilindorët” mposhtin Flamurtarin në Vlorë

Delo.autor

Eleminimi i Bayernit/ Plas “gallata” në rrjetet sociale( VIDEO)

Sadik.Autor

SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Perez gati të sakrifikojë “thesarin” e ekipit për…

Delo.autor

Leave a Comment