Futboll Sport

“TROFETË JOSHIN MESFUSHORIN”/ Gundogan: Të jeshë lojtar dhe kapiten i Manchester City është një privilegj i madh

Me “ngritjen në detyrë”, si kapiten i Manchester City dhe mundësia për të fituar tripletën historike këtë sezon, pas triumfit të Premier League, duket se kanë ndryshuar në mënyrë totale mendjen e “katalizatorit” të mesfushës së “qytetarëve”, Ilkay Gundogan, i cili tashmë mendon të mos largohet nga “Etihad”.

Mesfushori turko-gjerman u përfol shumë gjatë merkatos së dimrit, por edhe në muajt mars e prill se do ta kalonte si një lojtar me parametra zero te “katalanasit” e Barcelona, pas çeljes së merkatos së verës, mirëpo “roli” i ri i Gundogan në skemat e Pep Guardiola, duket se i ka ofruar më shumë “siguri” mesfushorit.

“Fakti që ndihmova klubin që të fitonte titullin e tretë radhazi është diçka shumë speciale. Premier League është pa dyshim trofeu më i vështirë dhe titulli i kampionatit më rivalizues në botë, kështu që ai i thotë të gjitha për arritjen që kemi bërë.

Kjo skuadër është kaq e talentuar dhe aq speciale dhe të qenit kapiten i saj këtë sezon ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Unë do të doja gjithashtu që të falënderoja Pepin, të gjithë stafin dhe këdo punon në këtë klub.

Çdo ditë ata na ndihmojnë ne lojtarëve me gjithçka kemi nevojë për të qenë të suksesshëm. Nuk do ta kishim fituar këtë titull pa gjithë mbështetjen e tyre. Ta fitosh këtë trofe tri herë radhazi dhe pesë herë në 6 vite është e pabesueshme.

Cilësia dhe vazhdimësia e ndihmon klubin që të vazhdojë të synojë suksese në të ardhmen. Ishte një sezon që unë nuk do ta harroj kurrë. Tifozët tanë të mrekullueshëm kanë qenë me ne në çdo hap. Pa mbështetjen e tyre fantastike nuk mendoj se do të kishim arritur të bënim këtë që kemi bërë në 6 sezonet e fundit”,- u shpreh Gundogan në fjalët e tij falenderuese pas fitimit të trofeut

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Super gol ndaj rivalëve, mesfushori i Shpresave nuk ndalet në Angli (VIDEO)

Delo.autor

A DO TË LARGOHET MESSI? Çfarë po ndodh me Martinez, rrëfehet presidenti i Barcelonës

Delo.autor

Lewandowski larg Bayernit/ Bavarezët “projektojnë” zëvëndësuesin në kampionatin Italian

Sadik.Autor

Leave a Comment