Futboll Seria A Sport

CHELSEA BESON TEK ARMANDO BROJA/ Pritet si shpërthimi i sezonit të ri në Premier League

Pavarësisht dëmtimit dhe fazës së gjatë të rikuperimit, te Chelsea besojnë tek Armando Broja dhe do t’i japin mundësinë edhe njëherë tjetër të tregojë veten me fanellën blu.

Sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet me ekipin A të Chelsea për të marrë pjesë në turneun parasezonal që do të mbahet në SHBA. Blutë nuk kanë ndërmend ta shesin 21-vjeçarin këtë verë dhe do të luftojë për një fanellë titullari me lojtarë si Nkunku dhe Jackson.

Besimi i drejtuesve të klubit është i madh rreth Brojës, diçka të cilën e konfirmon edhe kontrata e gjatë e nënshkruar me ta. 21-vjeçari ka një marrëveshje në Londër deri në verën e vitit 2028, teksa vlerësohet në treg me një vlerë prej 28 milionë eurosh.

Rreth 12 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar dhe West Ham u fut në lojë për ta blerë, por duket se drejtuesit londinezë janë të bindur tek aftësitë e tij dhe do ta mbajnë në organikë.

Sipas disa mediave britanike, Broja renditet me shumë të tjerëve si futbollisti që do të shpërthejë në sezonin e ri. Kështu, sulmuesi pritet të jetë armë shtesë edhe për trajnerin Sylvinho, pasi mund ta ketë në dispozicion për duelet vendimtare të shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, në kuadër të kualifikueseve të Euro2024.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Panamaja shënon golin e nderit ndaj “TRE LUANVE”

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ DYNAMO KYIV/ Morata dhe Chiesa komentojnë suksesin në Champions dhe pranojnë “objektivin”

Delo.autor

SKANDALI ME PËRDHUNIMET/ Zbulohet plani i mbrojtjes së RONALDOS, e detyroi REALI të…

Isa.Autor

Leave a Comment