Futboll Sport

TIRANA-BESHIKTASH/ Presing i lartë i bardhebluve në minutat e parë, mungojnë gjuajtjet në portë

Tirana përballet me Beshiktash për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferncës. Bardheblutë, pasi u mundën 3-1 në sfidën e parë në Stamboll, do të tentojnë në “Air Albania” që të fitojnë ndeshjen e pse jo, edhe mrekullinë për kualifikimin.

Për ta bërë këtë, trajneri Shehi ka vendosur të ndryshojë modul por edhe emra në radhët e skuadrës së tij siç kishte paralajmëruar një ditë më parë. Kështu, në prapavijë shfaqen nga minuta e parë Lulaj dhe Haxhiu, teksa do të jetë Deliu nga minua e parë në fushë përkrah Lushkjes e Jonuzit dhe jo Hila.

Në sulm, konfirmohet Kaina si titullar përkrah Hasanit, teksa Abazaj dhe Latifi e nisin nga stoli.

LIVE TIRANA-BESHIKTASH 0-0

NGJARJET KRYESORE

13’ Aksion i shpejtë i Tiranës nga e majta, pasimi në qendër nuk gjen Hasanin i cili është në kundërkohë dhe nuk gjuan, ndërsa më pas Lushkja sheh mbrojtjen turke t’i largojë topin.

10’ Pas një goditje nga këndi, Abubakar tenton me kokë portën, por Selmani pret me lehtësi. (KLIKO KËTU PËR VIDEON)

7’ Gedson Fernandes provon të gjuajë në portë nga e majta, por nuk gjen katërkëndorin e Selmanit.

5’ Presing i lartë i Tiranës në minutat e parë, teksa tenton me Kaina të vërë në vështirësi mbrojtjen mike.

4’ Jonuzi tenton nga jashtë zonës, por topi ndalet nga një mbrojtës kundërshtar.

Ora 20:14: Luhet topi i parë i sfidës, nis ndeshja.

Ora 20:11: Lojtarët dalin të bëjnë edhe një nxemje të shkurtër, në pritje të rifillimit të sfidës sapo të qetësohet plotësisht situata.

Ora 20:06: Delegati i UEFA-s dhe gjyqtarët kanë zhvilluar një mbledhje të shkurtër dhe nëpërmjet altoparlantëve bëhet e qartë se nëse do të ketë trazira të tjera në tribuna, ndeshja do të pezullohet përfundimisht.

Ora 20:05: Ka përplasje në tribuna mes tifozëve dhe gjyqtari fton skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve duke i larguar nga fusha.

Ora 20:02: Shtyhet fillimi i ndeshjes për shkak të trazirave të tifozëve turq në tribuna që hedhin fishekzjarrë.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Bajrami “xhol”, Kombëtarja kopjon Sarrin për Hysajn. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Lamtumirë Manchester United! Zbulohet ekipi i ri i Martial

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Tirana kërkoi 3 pikë në tavolinë ndaj Flamurtarit, ja vendimi që merr Komisioni i Disiplinës

Delo.autor

Leave a Comment