Futboll Sport

HYSAJ E GJIMSHITI TITULLARË/ Buzëqesh Sylvinho, legjionarët shkëlqejnë në Seri A

Në “Maradona”, tifozët shijuan një sfidë të bukur, një Napoli-Lazio që kishte gjithçka, gola, futboll ofensivë, por dhe shumë VAR, me lacialët që iu anuluan dy gola brenda pak minutash. Në fund, ekipi i Sarrit del me tre pikë nga Napoli, siguruan fitoren e parë sezonale, ndërsa rikthyen blutë me këmbë në tokë duke i shkaktuar humbjen e parë. Elseid Hysaj e nisi sfidën si titullar, një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho.

Anësori kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, i vlerësuar me notën 6-të, një ndeshje e rregullt për Hysajn, shkruajnë mediat italiane. Luis Alberto kaloi Lazio-n në avantazh në minutën e 30-të, por festa zgjati vetëm dy minuta pasi Zielinski barazoi shifrat në 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Kamada riktheu Lazion në avantazh. Kryeqytetasit nuk e ulën ritmin duke gjetur golin edhe dy herë të tjera, por në të dy rastet VAR anuloi gjithçka duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund.Një fitore të pastër 3-0 në këtë javë të Serie A siguroi Atalanta. Bergamaskët thyen 3-0 Monza-n, në një sfidë ku Scamacca realizoi një “dopietë”. Si gjithnjë, titullar dhe 90-minuta në fushë ishte Berat Gjimshiti. Mbrojtësi ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Atalanta-s, nota 6,5.

 

Related posts

ABSURDITETI/ Medalje e artë ose shërbim ushtarak: E ardhmja e sulmuesit të Totenhemit vendoset në…

Isa.Autor

Ish-trajneri i Chelsea përfundon në koma…

Sadik.Autor

Shkodran Mustafi “shpërfill” Ronaldon/ Messi “gjeni” i paparashikueshëm…

Sadik.Autor

Leave a Comment