Futboll Sport

“E NDERUAM MESSIN NË STËRVITJE”/ Al Khelaïfi: Jemi klub francez, nuk mund të bënim ceremoni për të në stadium

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaïfi, i është përgjigjur Leo Messit në një intervistë të dhënë në RMC Sport. Ylli argjentinas, i cili luajti dy sezonet e fundit në Paris, tha në një intervistë se ishte i vetmi kampion bote që nuk mori një nderim nga klubi i tij, diçka që numri një i klubit të PSG-së ka reaguar:

“Ne flasim shumë jashtë, nuk e di se çfarë ka bërë apo çfarë nuk ka thënë. Siç e panë të gjithë, ne publikuam edhe një video, ne e nderuam Messin në stërvitje (kur fitoi Kupën e Botës), dhe festuam edhe privatisht. Por, me respekt, ne jemi një klub francez.

Sigurisht, nuk kishte kuptim të festonim në stadium. Ne duhet të respektojmë vendin që ai mundi, bashkëlojtarët e tij francezë dhe gjithashtu tifozët tanë. Messi ishte me ne dhe ai është një lojtar i jashtëzakonshëm: ne ishim krenarë që e kishim këtu”, – tha Nasser Al Khelaïfi.

Sa i përket Kylian Mbappé, presidenti i PSG-së shpresoi që sulmuesi francez të fitonte Topin e Artë, i cili do të shpallet më 30 tetor në Paris. “Ne kemi lojtarin më të mirë në botë dhe, për mua, ai e meriton të fitojë Topin e Artë”, tha ai.

Ai foli edhe për problemet që të dy patën gjatë verës, me klubin që e përjashtoi atë nga dinamika e ekipit të parë pasi refuzoi të rinovojë deri në vitin 2025. “Problemet që patëm mbeten në familje dhe Kylian është pjesë e familjes. Jam krenar për atë që ai bën dhe për atë që bën i gjithë ekipi ”, rrëfeu ai.

Related posts

FITORE DRAMATIKE NË “NIKO DOVANA”/ “Durrsakët” mposhtin Skënderbeun në frymën e fundit

Delo.autor

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Skuadra e Solskjaer mposhtet nga West Ham

Delo.autor

NUK TRATATIVAT PËR TRANSFERIM/ PSG-ja gati ofertën tjetër për Donnarumman, ja çmimi marramendëse

Delo.autor

Leave a Comment