Futboll Sport

SHQIPËRIA I SHKATOI “TËRMET”/ Polonia zgjedh pasuesin e Santos

Në Poloni kërkojnë të ndryshojnë edhe një herë faqe pas humbjes së rëndë që pësuan në “Air Albania” përballë Shqipërisë, një humbje që ndërlikon fatin e tyre në “Euro2024”. Kuqezinjtë sollën shkarkim e Fernando Santos ndërsa tashmë drejtuesit e Federatës Polake kanë zgjedhur pasuesin e teknikut portugez. Michal Probierz është zyrtarisht trajneri i ri i Polonisë.

Polonia

50-vjeçari polak ishte trajneri i ekipit të shpresave, ndërsa në të kaluarën e tij ka drejtuar disa ekipe në futbollin vendas, një trajner me një profil jo të lartë, por që e njeh shumë mirë ambientin. Pas 5 ndeshjeve në Grupin E, Polonia renditet në vendin e katërt me 6 pikë. Probirez do të debutojë në stolin e Polonisë më 12 tetor në transfertë përballë Ishujve Faroe.

Related posts

Cancelo i bind të gjithë, tifozët bëjnë thirrje për blerjen e tij

Sadik.Autor

Lojtarët shkodranë shpërthejnë në lot, në Korçë dëgjohen thirrjet “Vllazni, Vllazni” (VIDEO)

Sadik.Autor

BESËLIDHJA-TIRANA/ Trajneri Egbo rokadë tek “Bardheblutë”, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment