Futboll Sport

KUMBULLA DREJT RIKUPERIMIT TË PLOTË/ Rikthehet në dhjetor, mbrojtësi shënjestron Euro2024

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Milanit në prill të këtij viti, duke e lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë, gjë që nuk i ka bërë mirë as Kombëtares shqiptare.

Gjithsesi duket se makthet për mbrojtësin shqiptar po marrin fund, me mediat në Itali që zbulojnë se 23-vjeçari është gati për t’u rikthyer muajin e ardhshëm. Ai do të jetë një ndihmë shtesë për Jose Mourinhon, i cili ka pasur jo pak probleme në prapavijë.

Gjithashtu, Kumbulla kërkon të bindë trajnerin Silvinjo, në mënyrë që ta grumbullojë në fazën përgatitore në mars, në mënyrë që të tregojë se do të jetë një forcë shtesë për Europianin, gjithmonë nëse Kombëtarja shqiptare arrin të kualifikohet në dy sfidat e radhës.

Related posts

ATALANTA PËR HERË TË PARË NË CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Gasperini: Do ta përfaqësojmë me nder…

Delo.autor

YLLI “KUQEZI” PO SHKËLQEN NË PREMIER/ “The Guardian”: Java vendimtare për Brojën, klube të tjerë do të interesohen për të

Delo.autor

NUK KA QETËSI NGA DËMTIMET TEK TIRANA/ Ja 3 lojtarët që nuk janë stërvitur me ekipin

Delo.autor

Leave a Comment