Futboll Sport

RIKUPEROHET ASLLANI/ Situata me lojtarët, Shqipëria nis përgatitjet për dy finalet ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe

Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht sot përgatitjet për dy ndeshjet ‘finale’ ndaj Moldavisë, më 17 nëntor e Ishujve Faroe më 20 nëntor. Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, ndërsa më pas kanë dalë në fushën e lojës, aty ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo janë stërvitur 8 lojtarë, nga 18 që kanë mbërritur tashmë në grumbullim. Pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë pushim nga trajneri për shkak të impenjimit ditën e djeshme me klubet respektive në Europë. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët.

Sakaq, Kristjan Asllani i është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar që nuk ka probleme fizike. Gjithsesi lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet t’i bashkohet ekipit nesër.

Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe së fundmi Jon Mersinaj do të bashkohen gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet nesër.

Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau në Moldavi, duke nisur nga ora 18:00. Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku më 20 nëntor do të presin Ishujt Faroe, me ndeshjen që do të luhet në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’.

Related posts

GROPOSTET KLUBI ITALIAN/ Nuk regjistrohet as në kategorinë e katërt. Rezikohet zhdukja nga harta e futbollit

Delo.autor

Ky është pengu i madh i Besnik Hasit, e tregon vetë lojtari i Premier Leagues

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Babai i Hazard TREGON ku do të luajë SEZONIN E RI sulmuesi belg

Isa.Autor

Leave a Comment