Të djelën në mbrëmje, sipas mediave italiane, Antonio Conte ka ardhur në Napoli, me një avion privat nga Londra, aty ku edhe ndoqi finalen e Champion League.
Presidenti De Laurentis, i dhuron kështu tifozët e tij, në krye të bankinës një trajner me shumë eksperiencë dhe të gjithë një trajner fitues, për të harruar sa më shpejt sezonin zhgënjyes që sapo u mbyll, në të cilin Napoli e mbylli kampionatin në shitje. e 10- të.De Laurentis do t’i kushtojë që në sezonin e ri, të bëjë kthesën e madhe dhe t’i dhurojë Conte-s një skuadër kompetitive. Kështu, pasi flitet se me shumë gjasa shitja e bujshme e kësaj merkato vere do të jetë nigeriani Osimhen, klubi napoletan po bën të pamundurën të mbaj një tjetër xhevahir shumë të çmuar të tij, një nga futbollistët më kualitativë, siç është gjeorgjiani Kvaratskhelia, për të cilin PSG, flitet se ka shfaqur interesin, për të sjellë këtë verë në kryeqytetin francez.
Me shitjet e fitimeve të Osihmen, plus buxhetin e borxhit, Conte do të ketë në afro 200 mln euro, për të shpenzuar në tregun e transferimeve. Tekniku italian, do të duhet të mendojë për të forcuar mbrojtjen, ku pas largimit të koreanit Kim, ka shfaqur shumë probleme këtë sezon, si dhe të punojë për të mbajtur në skuadër futbollistë kyç, për Napolin e tij, siç janë portierët Meret dhe mesfushorët. Lobotka. dhe Anguissa, për të cilin kanë nisur interesimet nga Arabia Saudite.
Tifozët napoletan mund të shohin në fund dritë në fund të tunelit dhe të kenë pse jo, që nuk shpresojnë e Conte-s, të përsërisin sezonin kur shpallen kampion.