Futboll Sport

SKRINIAR LARG PSG/ Mbrojtësi drejt transferimit në Stamboll

Milan Skriniar nuk është më pjesë e planeve të Luis Enrique te PSG. Sipas gazetës turke Fotomac, mbrojtësi sllovak ka arritur marrëveshje kontraktuale me Galatasaray për një transferim në janar.

Skriniar, i cili mbërriti në Francë si transferim i lirë në vitin 2023, nuk ka arritur asnjëherë të bindë drejtuesit dhe klubin në përgjithësi, me paraqitjet e tij. Pas 18 muajsh ulje-ngritje, lamtumira duket e afërt, me kalimin në Stamboll që duket si një mundësi e mirë për të vijuar karrierën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ende nuk është mbyllur transferimi pasi Galatasaray është ende duke negociuar detaje me klubin parisien. Lojtari u bë pjesë e PSG me shumë bujë, por Skriniar gradualisht humbi vendin e tij titullar përkrah Marquinhos për shkak të lëndimeve dhe paraqitjeve zhgënjyese.

Related posts

Shihni festën e ÇMENDUR të tifozëve argjentinas në Buneos Aires pas fitores me Nigerinë (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJET/ Interi në finalen e Champions, kjo është festa e çmendur e Sneijder dhe Materazzit në stadium

F.autor

CHAMPIONS/ Uzuni i pandalshëm, 2 asiste për të kualifikuar Ferencvaros. Tani sfidon Olajinkën

Delo.autor

Leave a Comment