Futboll Sport

BARCELONA MERR DRITËN JESHILE/ Lejohet regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor! Afati i kufizuar

Barcelona ka fituar një “betejë” në “luftën” e madhe me La Ligan për regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor. Këshilli Superior i Sporteve në Spanjë i ka dhënë dritën jeshile katalanasve për të pasur lojtarët të gatshëm deri më 7 prill, kohë kur mbarojnë afatet për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.

Pas refuzimit të gjykatave, Federatës së Futbollit dhe La Ligas, Këshilli i Lartë i Sporteve dha dritën jeshile. Një vendim i destinuar për të ndezur polemika.

Jon Uriarte, presidenti i Athletic, u intervistua nga Movistar përpara gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Barçës.

Ai fillimisht u shpreh se “është një çështje për të cilën nuk kam shumë informacion, por me sa kam dëgjuar para intervistës, duket se është një masë provizore e marrë nga një organ politik. Tani është La Liga dhe Federata që me argumentet e tyre do të duhet të mbrojnë vendimin që kanë marrë.”

Tanimë Barça i ka “dhuruar” trajnerit Hansi Flick dy emra “të rinj” për t’i pasur gati të paktën deri më 7 prill. E sigurt është se beteja ligjore do vijojë dhe katalanasit do kërkojnë të regjistrojnë lojtarët me afat të plotë.

Kujtojmë se për shkak të krizës dhe fair-play financiar Barcelona nuk është lejuar nga La Liga të regjistrojë emrat e sipërpërmendur.

Related posts

44 VOTA PRO/ Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

F.autor

E PABESUESHME/ Bastet zbulojnë skuadrën e re të De Geas (FOTO)

Isa.Autor

TIRANA NIS “REVOLUCIONIN” NGA “THEMELET”/ Bardheblutë kanë edhe një sponsor të ri… teknik

Delo.autor

Leave a Comment