Futboll Sport

LAZIO LË TË LIRË ELSEID HYSËN/ Mbrojtësi gjen akordin me klubin e ri

Dritë “në fundin e tunelit” për Elseid Hysaj. Mbrojtësi ka kontratë me Lazion deri në verën e 2026 dhe klubi kryeqytetas e la jashtë gjashtë muajt e fundit në Serie A dhe Europa League. Megjithatë, në derbin e fundit kundër Romës mbrojtësi shkodran qëndroi në stol dhe ishte i gatshëm për trajnerin Baroni.

Corriere dello Sport bën me dije se për Hysajn interesohet Leçe dhe formula e marrjes në huazim për gjashtë muaj përfshin pagesën e gjysmës së pagës nga puljezët. Mbrojtësi përfiton afro 2.8 milionë euro në sezon dhe Leçe do duhet të paguajë gjysmën e pagës për muajt që do e ketë në dispozicion, të paktën huazim deri në verën e 2025.

Leçe prej ditësh e kërkon Hysajn në ekip, ndërsa nëse kjo gjë kryhet, shkodrani do bashkohej me Medon Berishën dhe Ylber Ramadanin.

Related posts

“PËR MUA AI ËSHTË RREZIKU”/ Albertini: Italia nuk është një surprizë. Vetëm një lojtar më frikëson nga Spanja

Delo.autor

JEP ARGUMENTET E RIKTHIMIT TË “SUPER MARIOS”/ Mancini: Balotelli, jo një zgjedhje e dëshpëruar

Delo.autor

PËRGATITET PËR DUELIN CHAMPIONS/ Conte “kërcënon” Barcelonën: Nuk do e keni të lehtë…

Delo.autor

Leave a Comment