Basketball Sport

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ‘diktat’ në Konferencat përkatëse, Miami mposht Golden State

Elita e basketbollit amerikan, NBA zhvilloi tetë ndeshjet e radhës në parket. Sukses për Oklahoma dhe Cleveland në dy Konferencat përkatëse, duke mbajtur vendet e para. Golden State u mposht në Miami.

Pas një ndeshje spektakolare, Oklahoma City Thunder triumfuan në udhëtim me Sacramento Kings me 16 pikë diferencë 121-105 dhe mbeten në krye të Konferencës së Perëndimit. Si gjithmonë, kanadezi Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri në këtë fitore me 32 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Holmgren me 18 pikë e 10 kërcime, teksa Alex Caruso e mbylli sfidën me 15 pikë. Keegan Murray ishte më efikasi te skuadra vendase me 28 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Cleveland mbetet skuadra më e mirë në Lindje, duke fituar 122-111 ndaj Portland. Garland me 27 pikë e Jerome me 25 pikë bënë diferencën në parket. Fiton edhe Detroit, 122-96 ndaj San Antonio, me Marcus Sasser protagonist, autor i 27 pikëve.

Rikthehet te fitorja Miami, që mundi 112-96 Golden State. Adebayo me 27 pikë ishte më i miri në fushë, ndërsa për Warriors mungoi lojtari-lider. Fiton edhe Houston, 121-114 ndaj Atlanta (Green 32 pikë), ndërsa Orlando mundi 111-104 Charlotte (Banchero 32 pikë).

Rezultatet:

Charlotte – Orlando, 104-111

Detroit – San Antonio, 122-96

Miami – Golden State, 112-86

New York – Dallas, 128-113

Houston – Atlanta, 121-114

Utah Jazz – Memphis, 103-140

Portland – Cleveland, 111-122

Sacramento – Oklahoma, 105-121

Related posts

DEBRECEN-KUKËSI/ Trajneri Gjoka zgjedhur më të mirët në këtë përballje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ky është “Bisha”, futbollisti me më shumë kartona të kuq në historinë e futbollit

Sadik.Autor

LAJM I MIRË PËR CHELSEAN/ 3 lojtarë rikthehen nga dëmtim

F.autor

Leave a Comment