Futboll Sport

REALI KONTAKTON ALONSON/ Ancelottit i del emri në Brazil

Real Madrid dhe Xabi Alonso duken të destinuar për t’u ribashkuar edhe një herë, por tani diskutimi është ndryshe pasi Reali e sheh spanjollin si trajnerin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze, përfaqësues të Realit kanë kontaktuar me Alonson për të kuptuar nëse ekziston mundësia që ai të jetë trajneri i ri sezonin e ardhshëm.

The Athletic shkruan se Ancelotti ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të jetë pjesë e Realit deri në 2026, por në një tjetër pozicion, jo atë të trajnerit.

Në të njëjtën kohë, e përditshmja angleze shton se emri i Ancelotti vijon të jetë në modë në Brazil, nuk përjashtohet mundësia që italiani të pranojë ofertën e tyre pavarësisht se në më shumë se një herë ka theksuar se preferon të mbyll karrierën e tij si trajner në krye të Realit.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni “MAGJINË” e Ilicic nga 50 metra largësi në fitoren e Atalantas (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E SPALLETTIT TEK “ZIKALTËRIT”/ Zhang-Marotta i bëjnë dalje, një ish-juventin për stolin e Interit

Delo.autor

Derbi i nxehtë/ Mourinho goditet nga lojtarët e Cityt pas ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment