Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Arsenali sfidon Real Madridin në çerekfinale, Arteta: E prisnim prej vitesh, Ancelotti frymëzim

Arsenali dhe Real Madridi luajnë të martën në orën 21:00 për çerekfinalet e Champions League. Sfida e parë do të zhvillohet në Londër dhe “Topçinjtë” kërkojnë surprizën kundër 15 herë fituesve të trofeut.

Për mediet trajneri i Arsenalit tha se kanë kohë që e prisnin një sfidë të tillë, ndërsa për Carlo Ancelottin shtoi se është një frymëzim.

“Reali është një klub shumë i madh me shumë histori, por ne duhet që të krijojmë lojën tonën. Duhet të fokusohemi në këtë takim për të dhënë maksimimin dhe të shfrytëzojmë pikat e dobta të rivalëve, sepse kanë të tilla.

Ancelotti? Carlo është frymëzim. Ai është tekniku me historinë më të mirë nga të gjithë të tjerët. Ai ka fituar në shumë vende ku ka punuar. Të gjithë ata që kanë punuar më atë thonë se transmeton qetësi.

Mbrëmje speciale – Të tilla mbrëmje na mungonin prej shumë kohësh në Londër dhe tani që kemi shansi të luajmë do të tregojmë se jemi gati”, tha Mikel Arteta.

 

Related posts

OPERACIONI “FSHESA” TE TOTENHEMI/ Antonio Konte largon katër lojtarë

Delo.autor

KLUBI I BARLETI VOLLEY ME TRAJNER TË RI/ Pas 14 vitesh rikthehet në stol Artan Pogoni

Delo.autor

Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment