Futboll

DY SKUADRA PËR NJË VEND NË FINAL FOUR/ Avantazhet e Partizanit dhe Elbasanit. Ja kalendari deri në fund

Partizani dhe Elbasani po luftojnë për një vend në Final Four. Verdheblutë kanë përfituar nga forma e dobët e “demave” dhe prej dy javësh janë 4 pikë prapa.

Secila skuadër ka avantazhet e saj në rrugëtimin e mbetur për muajin prill.

Partizani- Të kuqtë u gëzohen 4 pikëve që e mbajnë përpara, kur kanë mbetur dhe katër javë. E gjithë lufta është aktualisht për pikët dhe ato u buzëqeshin Partizanit. Në sfidat e mbetura për Superioren, vetëm një prej tyre është transfertë për Partizanin. Ndaj Bylisit, që i ka hapur mjaft punë Partizanit, do të luhet në Ballsh. Takimet e tjera i gjejnë të kuqtë në kryeqytet.

 

 

 

Avantazh mund të quhet edhe ndeshja e fundit për “demat”. Në një nga rastet më të këqija, Partizani duhet të mposhtë Elbasanin në shtëpi. Ndeshja për javën e 36-të të Superiores do të luhet mes tyre në “Arena e Demave”.

 

Elbasani- Verdheblutë e kanë moralin më lart se kurrë. Për ta dy ndeshje do të jenë në transfertë dhe dy të tjerat në shtëpi. Në rast se e meritojnë një vend në Final Four, duhet të bëjnë mirë pikërisht ndaj skuadrave që janë aktualisht pjesë e saj. Egnatia, Vllaznia dhe Partizani ndodhen në kalendarin e Elbasanit.

 

Avantazhi i Elbasanit qëndron te fakti, që qëndrojnë më mirë se Partizani në përballjet direkte mes tyre. Nëse gjithçka do të jetë në baraspeshë para ndeshjes së fundit, atëherë Elbasani do të mjaftohej dhe me një barazim. Tjetër avantazh mund të quhet kalendari i ngjeshur i “demave” apo derbi që nuk mund të parashikohet për të kuqtë ndaj Tiranës. Partizani ka dy ndeshje më tepër për të luajtur në Kupë, gjatë kohës që Elbasani do të jetë i fokusuar vetëm te kampionati.

 

 

Screenshot 2025-04-01 143755-logo

 

Related posts

MBI TË ARDHMEN E MBROTËSIT SULE/ Trajneri Nagelsmann: E njoh që nga U-16. Mund të kthehet në nivele të larta

Delo.autor

SFIDA ME KASTRIOTIN/ Ja dy dilema të mëdha për të zgjidhur “Bardheblutë”

Delo.autor

“TURP TA LËSH NË STOL KËTË DJALOSH”/ Trajneri i Legias i thur elozhe Muçit: Është Messi ynë…

Delo.autor

Leave a Comment