Rikthimi i yllit slloven të Lakers, Luka Donçiç në texas në ish shtëpinë e tij për të sfiduar Dallas Mawericls rezultoi vërtet i magjishëm. Tifozët e Mawerics i bënë një pritje spektakolare Lukës, i cili nuk mund të mbante dot as lotët në këtë rikthim të tij, në atë që ishte shtëpia e tij e dytë për 7 vite.
Megjithatë në parket slloveni zhvilloi një ndeshje fantastike, duke qenë lider për kalifornianët, duke realizuar plotë 45 pikë, që ndihmuan skuadrën e Lakers të rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 .
Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi 126-96 Charlotte.
Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë.
Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.
Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar, 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Williams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë.
Jashtë fushe triumfon Denver, që mundi 124-116 Sacramento (Jokic triple double, 20 pikë, 12 rebound, 11 asist).