Futboll Sport

INZAGHI KA BESIMIN TEK INTERI/ Trajneri është i paprekshëm! Rinovim edhe me zero tituj

Humbjet kundër Bolognas në Serie A dhe kundër Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nuk e kanë zbehur rëndësinë e Simone Inzaghit te Interi. Paçka eliminimit nga Kupa dhe prishjes së ëndrrës për tre tituj këtë sezon, klubi zikaltër i ka dhënë gjithë mbështetjen trajnerit.

Mediet në Itali bëjnë me dije se klubi i Interit dhe Simone Inzaghi do rinovojnë edhe me një vit kontratën që skadon në verën e 2026. “Timoni” do mbetet në duart e Inzaghit dhe trajneri ka për detyrë t’i shkojë deri në fund Serie A, teksa bashkëkryesojnë me Napolin (71 pikë).

Në Champions League zikaltërit kanë një përballje të vështirë dyshe në gjysmëfinale, kundër Barcelonës. Me dy tituj në lojë dhe me fundin e sezonit, Interi dhe Inzaghi duhet të bëjnë maksimumin për në sprintin final.Edhe nëse Interi nuk fiton asnjë trofe, rritja e pagës në 7 milionë euro dhe një kontratë e re deri në 2027 me të drejtë edhe për një tjetër sezon, është në tavolinë për Inzaghin.

Related posts

ZGJEDHJET E MANIPULUARA/ Neni famëkeq në statut, si FSHF eliminoi ikonat e futbollit (DOKUMENTI)

Delo.autor

Te Partizani të gjithë në ajër, askush nuk di se çfarë do të ndodhë

Sadik.Autor

I HABIT TË GJITHË/ “Bomberi” Lukaku kurorëzon veten: Jam ndër 5 sulmuesit më të mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment