Futboll Sport

E THONË STATISTIKAT/ Ja kush është sulmuesi më rezultativ i Tiranës

Tirana nuk ka vuajtur këtë sezon në sulm, pasi ka shënuar jo pak, por 41 herë. Gjithsesi, e veçanta qëndron te fakti se lojtari më rezultativ për golat e shënuar në krahasim me minutat, është Admir Bajroviçi.

Suedezo-boshnjaku ka shënuar 4 gola në 629 minuta, duke qenë lojtari më produktiv në repartin e avancuar. Ai shënon çdo 157 minuta. Zharmuni, me 12 rrjeta, është pak më poshtë me 204 minuta, ndërsa lojtari më i dobët, që nuk shënon fare, edhe pse është sulmues, mbetet Abel Abah.Zharmuni në statistikat e tij shënon çdo 0.38 ndeshje dhe pas Ernest me 0.31 gola për takim. Te Tirana ka lojtarë që janë në mbrojtje, të cilët shënojnë më shumë se sulmuesit siç është rasti i Ismajlit, me 3 gola, por që nuk aktivizohet prej shumë javësh.

 

Related posts

“Skënderbeu”, skandali i trukimeve në futboll: Kërcënohen me vdekje inspektorët e UEFA-s (DETAJET)

Q.Autor

MERR FUND PRITJA/ Napoli bie DAKORD, HYSAJ së shpejti me kontratë të re (DETAJE)

Isa.Autor

Rooney: Manchester United ka nevojë për dy përforcime të menjëhershme

Sadik.Autor

Leave a Comment