Futboll Sport

NUK KA DRAMË TE TIRANA/ Bardheblutë sigurojnë qëndrimin në Superiore, mundin Pogradecin

Tirana siguron qëndrimin në Superiore, pasi mundi minimalisht 1-0 Pogradecin në “Elbasan Arena”, në finalen e “Play Out”.

Rasti i parë serioz i takoi bardhebluve, me Jarmouni që flirtoi me golin e avantazhit pas çerek ore lojë por goditja e tij u ndal nga portieri.

Ekipi i Shkëmbit festoi  në fundin e pjesës së parë pas një goli fantastik nga distanca të Soler. Gjithsesi, gëzimi nuk zgjati shumë, pasi arbitri anuloi golin për faull të Micit në sulm, vendim ky i marrë pas komunikimit me VAR.

 

Tirana shtoi presionin dhe gjeti golin e epërsisë vetëm në fundin e sfidës. Një devijim i pafat i Hysenllarit solli golin, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.

 

Related posts

LIVERPOOL PËRGATITET PËR FESTËN E TITULLIT/ Çmime stratosferike për biletat e ndeshjes me Tottenham

F.autor

NIS PUSHIMET PAS SUKSESIT NË “COPA AMERICA”/ Mesfushori Arthur poshtëron shokun e tij në “Teqball” (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo “Fenomeni”: Icardi ndihet mirë tek Interi, Reali ëndërr për çdo lojtar

Q.Autor

Leave a Comment