Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Gara e Bahrein në Formula 1 me dyer të mbyllura

Gara e Çmimit të Madh të Bahrein, që do të organizohet më 22 mars, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të coronavirus. Organizatorët e këtij eventi, i dyti sezonal në Formula 1 (më 15 mars garohet në Australi), kanë marrë vendimin si masë për parandalimin e virusit vdekjeprurës.

“E kuptojmë pakënaqësinë e tifozëve, por në një event të tillë, ku marrin pjesë mijëra njerëz, është e rëndësishme të mendojmë për sigurinë e spektatorëve”, thanë organizatorët e garës.

Coronavirus në Bahrein ka infektuar deri më sot 83 persona, shumica e të cilëve persona që kanë ardhur nga Irani. Ndaj, për të evituar që situata të përkeqësohet, u vendos që gara të zhvillohet më dyer të mbyllura.

Gara e parë sezonale do të zhvillohet këtë fundjavë, më 15 mars, në Australi. Për këtë garë nuk ka asnjë problem dhe ajo do të zhvillohet normalisht me praninë e tifozëve.

Related posts

Haradinaj pret kampionët e Kosovës/ Drita i dhuron fanellën me numrin 10

Sadik.Autor

AS MESSI DHE AS NEYMAR/ Ky është kundërshtari më i vështirë për Kulibalin

Delo.autor

“E ARDHMJA ËSHTË…”/ Coutinho “SPIUNON” Barcelonën: Janë momente të komplikuara

Delo.autor

Leave a Comment