Basketball Sport

HISTORIKE/ Oklahoma mposht Indianën dhe shpallet kampione e NBA mes rekordeve

Basketbollistët e Oklahoma City Thunder janë kampionët e rinj në NBA, pasi fituan finalet e Play-Off me rezultatin 4-3 kundër Indiana Pacers. Në ndeshjen e shtatë vendimtare, të zhvilluar në Oklahoma City, Thunder triumfuan me rezultatin 103-91. Ky është titulli i parë në histori për Oklahoman.

Kishte 9 vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë, ku përballë ishin dy skuadra surprizë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, teksa ngriti lart trofeun para tifozëve të saj.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Indianën, 48-47, por pas pushimit loja mori drejtim tjetër. Në çerekun e tretë, Oklahoma dominoi dhe e mbylli atë me avantazh 81-68. Në fillim të çerekut të katërt, kur udhëhiqte 90-68, fitorja dukej e sigurt. Për Indianan ishte fatkeqësi lëndimi i Tyrese Haliburton, i cili dëmtoi tendinin e Akilit pas vetëm shtatë minutash lojë dhe nuk mundi të vazhdonte.

Finalet play-off

Nd.1, Oklahoma – Indiana, 110-111

Nd.2, Oklahoma – Indiana, 123-107

Nd.3, Indiana – Oklahoma, 116-107

Nd.4, Indiana – Oklahoma, 104-111

Nd.5, Oklahoma – Indiana, 120-109

Nd.6, Indiana – Oklahoma, 108-91

Nd.7, Oklahoma – Indiana, 103-91 (4-3)

Related posts

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ De Biasi zbulon “recetën”: Ju tregoj se si mund të ndalet Franca

Delo.autor

Duel i nxehtë në “Selman Stërmasi”, ja kush pritet ta drejtojë kryendeshjen Partizani-Skënderbeu

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Të izoluar pa afat, futbollistët e Partizanit përgatiten të monitoruar nga stafi

Delo.autor

Leave a Comment