Futboll Sport

FORMULA 1/ Monza “sold out”, Ferrari e ka detyrim fitoren

Tribunat e mbushura, të ngjyrosura nga një entuziazëm që reziston kohës, pritjeve dhe viteve të vështira. Monza, atdheu i një deti të kuq që nuk ngjan me asgjë dhe askënd në botë. Edhe këtë vit, ajo përgatitet të japë protagonistëve të Formula 1 provën e një spektakli unik.

Një muaj para Çmimit të Madh të Monzës, “Automobile Club d’Italia” ka njoftuar shitjen e të gjitha biletave për ditën e diel, 7 shtator, një provë e pasionit që nuk ndalet përballë rezultateve të një viti kompleks për Ferrarin, skuadrën e idhullit të tifozëve italianë.

Asnjë fitore për të kuqtë, Sharl Lëklerk dhe Luis Hamilton, nga nisja e 2025 deri në pushimin veror, dhe pesë podiume, të gjitha të fituara nga “monegasku”, për një kampionat ku MekLaren po udhëheq drejt suksesit në titullin e Konstruktoreve pa rivalë, me 299 pikë avantazh ndaj ekipit të Maranelos në mes të sezonit.

Por nuk ka rëndësi, sepse Monza mbetet Monza. Një Çmim i Madh që çdo vit dhuron emocionin e pasigurisë, mes garave spektakolare dhe fitoreve të papritura, në një nga pistat më spektakolare të kalendarit. Një konfirmim i gjendjes së shkëlqyer të Formula 1, një sport në rritje të vazhdueshme, veçanërisht te të rinjtë, i pavarur nga performancat e ekipeve të veçanta. Por edhe një sfidë për Ferrarin që, pikërisht në Monza, përballë publikut të saj, do të tentojë të marrë fitore të parë të sezonit.

Related posts

MERKATO TEK BARCELONA: POGBA nuk vjen, Rafinha merr këtë vendim për të ardhmen…

Isa.Autor

NDESHJA/ Super gol nga Jasir Asani, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë

F.autor

PARTIZANI-LAÇI/ Pas 11 minutash lojë, Çinari zhbllokon sfidën ndaj “Demave” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment