Futboll Sport

VENDIMI/ Përjashtimi i Izraelit, FIFA ndan mendjen

Duke marrë parasysh presionin gjithnjë e në rritje për përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet për shkak të luftës në gaza, së fundmi ka ardhur edhe vendimi zyrtar. Për momentin, Kombëtarja e Izraelit dhe skuadrat  e këtij vendi, do të mund të marrin pjesë në garat e UEFA dhe FIFA.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha të enjten se organi qeverisës i futbollit duhet të promovojë paqen dhe unitetin dhe se, nuk mund të zgjidhë çështjet politike.

“Infantino theksoi rëndësinë e promovimit të paqes dhe unitetit, veçanërisht në kontekstin e situatës së vazhdueshme në Gaza”, tha FIFA në një njoftim për shtyp, në të cilin nuk iu referua drejtpërdrejtë Izraelit

Aktualisht, Izraeli luan në kualifikueset e botërorit, ndërsa skuadra izraelite e Maccabi Tel Aviv është e impenjuar në Europa League.

 

 

Related posts

“SHQIPËRIA DO TË DIGJEJ”/ Uzuni jep intervistë për FIFA-n para kualifikuesve të Botërorit: E vështirë t’i heqësh topin Silvinjos…

F.autor

E ARDHMJA ENDE NË PIKËPYETJE/ Ronaldo ngre dyshime me postimin e fundit: I lumtur që…

F.autor

YAMAL NUK REKUPERON/ “Ylli” i katalanasve mban në ankth Flick-un

F.autor

Leave a Comment