Futboll Sport

PAMJET/ Lojtari shqiptar realizon gol në fund në Australi, por nuk mjafton për Melbournin

Medin Memeti realizoi një gol për Melburn Siti, në çerekfinalen e humbur ndaj Aukland, në garën për titullin kampion në Australi. Talenti shqiptar barazoi takimin në fond për të dërguar me shtesa, por që nuk mjaftoi, pasi skuadra u eleminua nga penalltitë.

Melburn e pasoi në shtesën e pjesës së parë, ndërsa në minutat e fundit po provonte me dëshpërim për të rikthyer baraspeshën. Për golin mendoi Memeti, që kishte marrë vendin e Elbasanit Rashanit gjatë pjesës së dytë. Në shtesë nuk pati gol, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive, u tregua më i saktë Auklandi.

Sulmuesi 18-vjeçar është një lojtar i talentuar, ndërsa luan në qendër të sulmit dhe është pjesë e Australisë U-19.

VIDEO

Related posts

YLLI GATI TË NISË AVENTURË TË RE/ Tri ekipet “big” italiane në garë për sulmuesin e Premier…

Delo.autor

Miqësorja Shqipëri-Ukrainë, kërkesë e çuditshme nga Shevchenko

Sadik.Autor

NDËRHYRJE “HORROR” ME ROVESHATË/ Sulmuesi i Portos bën për spital lojtarin kundërshtar, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment