Futboll Sport

Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen Rusia dhe Kroacia

Do të luhet në Soshi sfida e fundit e fazës çerekfinale mes vendasve të Rusisë dhe Kroacisë. Skuadra e trajnerit Daliç vjen në këtë takim si favorite dhe do të kërkojë kualifikimin për në gjysmëfinale atje ku e pret Anglia.

Rusia dhe Kroacia janë përballur 3 herë me njëra-tjetrën. Dy sfida kanë përfunduar në barazim 0-0, ndërsa në takimin e fundit të zhvilluar në 17 nëntor 2015 triumfuan kroatët me rezultatin 1-3.

Trajnerët nuk kanë bërë shumë ndryshime në formacion, teksa te Rusia është lënë në stol Zhirkov, ndërsa Daliç ka ulur në pankinë Brozoviçin për t’i besuar vendin e titullarit Kramariçit.

FORMACIONET ZYRTARE:

RUSIA: Akinfev, Fernandez, Ignasheviç, Kutepov, Kudrjashov, Golovin, Samedov, Çerishev, Zobnin, Kuzyjev, Dzuba.

KROACIA: Subasiç, Lovren, Striniç, Vrsaljko, Vida, Rakitiç, Modriç, Kramariç, Perisiç, Rebiç, Manxhukiç.

Related posts

TEUTA-TIRANA/ Pas një përgjumje në mbrojtje, Totre ndëshkon “Djemtë e Detit” (VIDEO)

Delo.autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Pas 22 sekondash, Lorenco Vila ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

Zbuloni super formacioni me lojtarët që luajnë Botërorin e fundit në karrierë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment