Futboll Sport

Surprizë e Balotelli, në grumbullim me rivalët e kuqezinjve

Mario Balotelli dhe Olympique Marseille janë gjithmonë e më pranë njëri tjetrit. Sipas asaj që raporton RMC Sport, sulmuesi italian, që ka vendosur tashmë të përfundojë eksperiencën e tij te Nice, është parë brenda ambienteve të fushës stërvitore të klubit të stërvitur nga Garcia, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i tij ligjor.

Përkrah Balotellit u konstatua mungesa e menaxherit të tij, Mino Raiola. Palët duket se janë tashmë gati të gjejnë marrëveshjen për transferimin e ish-sulmuesit të Inter, Milan, Manchester City e Liverpool. Sipas të njëjtave raportime, Balotelli do të lidhë një kontratë 2-vjeçare me Marseille, ndërkohë që Nice duhet të arkëtojë rreth 10 milionë euro.

Related posts

LOJTARI PREMTUES/ Talenti i kombëtares turke, drejt transferimit te Sociedadi

Isa.Autor

“TË VAZHDOJMË ME KOKËN LART”/ Flet Hysaj pas fitores: Nuk e besoja që shënova, zëvendësimin e kërkova vetë sepse….

Delo.autor

KUPA E KROACISË/ Festë e çmendur pas triumfit, Doka eliminon Kallakun dhe ekipin e shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment