Futboll Sport

AUSTRI/ Hamdi Salihi REFUZON rikthimin te SV Ried

Përpjekjet e drejtorit sportiv të SV-Ried, Frént Schiemer, për të marrë Hamdi Salihin nga SC Wiener Neustadt, ishin të pasuksesshme. “Ne u përpoqëm shumë, por e patëm të vështirë për të rregulluar një transferim. Mbajtëm biseda intensive me Hamdi Salihin, por fatkeqësisht ai anuloi gjithçka për arsye familjare në fundjavë”, – tha Schiemer për OÖN.

34-vjeçari ishte parë si zëvendësim për Seifedin Chabbi në “Innviertel”. Salihi shënoi 22 gola në 33 ndeshje me Wiener Neustadt, në sezonin e kaluar. Kujtojmë se SV-Ried është një “stacion”, nëpër të cilin goleadori i njohur shkodran ka kaluar në karrierën e tij. Madje, transferimi i parë jashtë vendit ka qenë te kjo skuadër austriake.

Nga Tirana, ai u transferua te SV-Ried, aty ku luajti 82 ndeshje në periudhën 2007-2009 dhe shënoi 34 gola. Pra, drejtuesit e këtij klubi i njohin mirë vlerat e Salihit si golashënues, ndaj këmbëngulën ta rikthenin sërish, tashmë më veteran në moshë, me synimin për t’iu dhënë një dorë në ngjitjen në elitën e futvbollit austriak, sepse sezonin e ardhshëm do të jetë në 2.Liga.

Related posts

Xherdan XHAQIRI jo vetëm një futbollist, ja çfarë bën me Dafina Zeqirin (FOTO)

Isa.Autor

Leicester kalon në avantazh, Pereira shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Champions League: 4 skenarë për ta mbyllur këtë edicion dhe një paralajmërim

Delo.autor

Leave a Comment