Futboll Sport

Sllovenët e frikshëm/ Ish-futbollisti i Vllaznisë optimist për Partizanin

Partizani pret në shtëpi Mariborin pas dy ditësh. Kundërshtari slloven vjen në momentin më të mirë duke regjistruar bilance të frikshme gjatë kësaj faze përgatitore ndryshe nga “Të Kuqtë” që kanë bërë shumë pak gjatë kësaj periudhe.

Por pavarësisht përshtypjeve të para që favorizojnë kualifikimin e sllovenëve në raundin e dytë eliminator të Europa LEAGUE, për sulmuesin shkodran që aktivizohet në Slloveni me Domzalen Rubin Hebaj Partizani nuk ka asnjë arsye ta shikojë veten në pozita inferiore ndaj ekipit të njohur slloven.

Sipas tij diferencat midis skuadrave janë të papërfillshme duke theksuar se të dy kundërshtarët luajnë futboll të bukur. Prandaj Partizani duhet të mos heqë dorë nga besimi ndaj vetes dhe duhet të qëndrojë i vendosur deri në fund për të siguruar kualifikimin. Për sa i përket të ardhmes së tij, ish-sulmuesi i Vllaznisë nuk e ka të qartë se me kë ekip do të luajë.

Related posts

SKANDAL/ Posedonte armë dhe lëndë narkotike, arrestohet lojtari i klubit të Serisë A (VIDEO)

Delo.autor

Martin Petras: Hamsik nuk do të bashkohet me Chelsean në verë

Sadik.Autor

NAPOLI GJEN PASUESIN E INSIGNE-S/ Presidenti De Lareuntiis gati 20 milionë euro për ta bllokuar…

Delo.autor

Leave a Comment