Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Strakosha kryen vizitat mjekësore, gati për sezonin e ri

Ndoshta të gjitha dilemat që e shihnin Thomas Strakoshën larg Lacios kanë marrë fund. Ditën e sotme ai është parë në Romë duke kryer vizitat mjekësore për ekipin e tij.

Strakosha po përgatitet për sezonin e ri dhe duket se do të jetë përsëri gardiani numër 1 i kryeqytetasve. Vitin e shkuar ai zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm duke qenë edhe titullar i padiskutueshëm.

Lacio këtë vit do të synojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi vitin e shkuar e humbi atë në ndeshjen e fundit ndaj Interit. Fotot janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Lacios në “Instagram”.

Related posts

Sefer Seferi merr kritika para ndeshjes me Tyson Fury, ja arsyeja

Sadik.Autor

Wenger: Fitore e rëndësishme, por s’jemi kualifikuar

Q.Autor

LIVE/ Andorrë-Shqipëri, Goditje potente brenda zonës. Balaj dyfishon rezultatin

Delo.autor

Leave a Comment