Futboll Seria A

​Inter dominon për çmimin e dështakut të vitit “Bidoni i Artë 2017”

Sulmuesi brazilian, gabigol ka fituar çmimin “Bidoni i Artë 2017” për dështakun më të madh

Viti 2017 ishte një tjetër vit zhgënjyes për Interin, brenda të cilit mbeti jashtë garave evropiane dhe zbriti nga pozita  eparë në pozitën e tretë në pesë ndeshjet e fundit.

E si pasqyrim i drejtë i këtij viti është edhe renditja e 10 lojtarëve të dështuar të Serisë A, njohur ndryshe si “Bidoni i Artë”. Në këtë “Top 10”, Interi përfaqësohet me plot katër lojtarë.

I pari është Gabigol. I ardhur me bujë të madhe në Milano, braziliani nuk justifikoi asnjëherë shumën e shpenzuar për të dhe u huazua tek Benfica. Ai u zgjodh “dështimi i vitit” duke siguruar 53,6 për qind të votave, nga 10 450 të tilla.

Të tjerë interistë në këtë listë janë Joao Mario, Banega dhe Murillo. Ky është viti i dytë me radhë që “Bidoni i Artë” shkon për një lojtar të Interit. Për 2016, këtë “trofe” e fitoi Kondogbia.

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldo iu ofrua Atletikos së Madridit, zbulohet arsyeja pse dështoi marrëveshja

Delo.autor

KUKËSI-SLAVIA SOFIA/ Tronditen “verilindorët”, bullgarët barazojnë shifrat (VIDEO)

Delo.autor

Juventus/ 30 milionë euro për mbojtësin e krahut Gaya

Q.Autor

Leave a Comment