Futboll Seria A Sport

Atletico Madrid sfidon Juventusin për mbrojtësin spanjoll të Bayern Munchen

Juan Bernat pritet të largohet nga Bayern Munchen, por destinacioni i spanjollit nuk do të jetë Juventusi, edhe pse më parë u raportua se “Zonja e Vjetër”, kishte shprehur interes për të. Bardhezinjtë donin të nënshkruanin me mbrojtësin e krahut të Bayern vetëm nëse Alex Sandro do të largohej, pasi në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta. “Tuttosport” shkruan se largimi i Sandro drejt Paris Saint-Germain nuk mund të finalizohet dhe ka një arsye të madhe. Ekziston një hendek i madh midis ofertës së bërë nga kampionët e Ligue 1 dhe kërkesës së bardhezinjve. E ardhmja e tij tani duket në Spanjë. Besohet se Atletico Madrid i është bashkuar garës dhe e shohin spanjollin si një zëvendësues për kroatin Sime Vrsaljko, i cili pëlqehet në Itali.

Bernat pritet të kushtojë rreth 10 deri në 15 milionë euro dhe është një lojtar polivalent, pasi mund të luajë në disa pozicione. Juventusi gjithashtu po përgatitet të humbasë edhe Matteo Darmian, pasi negociatat e tyre me Manchester United nuk kanë patur sukses deri tani. Bernat u bashkua me kampionët e Gjermanisë nga Valencia në verën e vitit 2014 nën drejtimin e Pep Guardiola, pas largimit të së cilit Bernat e humbi vendin në formacion. Sezonin e kaluar, Bernat u shfaq në 11 ndeshje në Bundesliga, duke ndihmuar me dy asiste. “Corriere dello Sport” konfirmoi se Juventusi do të nënshkruante me Bernat vetëm nëse Alex Sandro do të largohet nga klubi.

Related posts

Mbrojtësi shqiptar kryen vizitat mjekësore te Lazio, Tare i plotëson dëshirën vetes

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kosova mposht me “POKER” Lituaninë në miqësore

Delo.autor

E PABESUESHME/ Sulmuesi Sadiku prish kontratën me Erzurumspor, transferohet në Bolivi tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment