Futboll La Liga Sport

Barcelona ofron para dhe një lojtar për mesfushorin e Chelsea

Performanca në Kupën e Botës ka bërë mesfushorin N’Golo Kante të tërheqë interesin e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë. Pas Paris SG që e shikon si lojtarin ideal për qendrën e mesfushës edhe Barcelona ka shfaqur interes për të nënshkruar me francezin. Sipas raporteve më të fundit nga “Sky” në Itali, Barcelona ka propozuar një marrëveshje për transferimin e tij: para në dorë plus një lojtar për të siguruar shërbimet e mesfushorit 27-vjeçar. Kante u bashkua me Chelsea-n në vitin 2016 për 32 milionë sterlina, pasi ai ndihmoi Leicester City të siguronte titullin e Premier League duke shokuar Anglinë në sezonin 2015/2016. Lojtari që Barcelona i ka ofruar Chelsea-t në marrëveshje thuhet se është mesfushori Andre Gomes; i cili ka qenë një objektiv për një numër klubesh në Premier League; duke përfshirë Arsenalin.

Barcelona njoftohet se ka propozuar marrëveshjen për Chelsea-n dhe po pret një përgjigje nga blutë e Londrës. Shuma e parave të gatshme ka qenë deri më tani për t’u zbuluar, por ka të ngjarë të jetë mbi 50-60 milionë euro. Juventusi gjithashtu ka qenë i interesuar edhe për Andre Gomes dhe N’Golo Kante, dhe në rast se ky operacion do të finalizohet kjo do të ishte një goditje e madhe për “Zonjën e Vjetër”, që po ndërton një skuadër kompetitive për të fituar trofeun e Champions League. Pas një sezoni të shkëlqyer me blutë e Londrës ku grumbulloi 34 ndeshje në Premier League duke shënuar edhe një gol, Kante vazhdoi të impresionoj edhe në Kupën e Botës me Francën, që të dielën do të përballet me Kroacinë në finale. E ardhmja e tij do të vendoset pas Botërorit, me PSG dhe Barcelonën në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Related posts

SFIDA NDAJ GEDAFES/ Flet trajneri Zidane: Dështim quaj të mos “luftosh”…

Delo.autor

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ LAZIOS/ Xavi: Nuk jemi ne favoritët, po më duken si 100 vite

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Nuk ndalet sulmuesi Manaj, shënon gol dhe hap rrugën e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment