Futboll Seria A Sport

HYSAJ TEK CHELSEA/ Avokati i Napolit ia pret shkurt ekipit anglez

Çelsi zyrtarizoi në krye të pankinës së tij, ish-trajnerin e Napolit, Maurisio Sarri. Pas kalimit të trajnerit në Angli po flitej edhe për një kalim të shqiptarit Elseid Hysaj të cilin ekipi londinez e kërkonte edhe më parë.

Tashmë Çelsi nënshkroi me Zhorzhinjon dhe ka qenë avokati i Napolit, Matia Grasani i cili deklaroi se asnjë futbollist tjetër i Napolit, nuk do të shkojë të “TheBlues” për shkak të Sarrit.

“Më lejoni t’ju them fillimisht, se këto ditë më kanë vendosur mua përpara dy njerëzve kampion, si Aurelio De Laurentis dhe Andrea Kiaveli. Gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë mes Çelsit dhe Napolit, prej disa vitesh. Sarri ka qenë te Napoli prej 3 vitesh dhe tashmë drejton ekipit anglez. Megjithatë presidenti i klubit italian është i qartë me vendimin e tij, ai zgjedh të ruaj integritetin e grupit”, deklaroi Grasani.

 

Related posts

FOTO/ Publikohet lista e 10 sulmuesve më në formë këtë sezon, zhgënjen Ronaldo

Q.Autor

88 GOLA ME VLLAZNINË/ Megi Doçi merr në dorë “Këpucën e Artë”

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ BEER SHEVA/ Trajneri Starova: më vjen keq që nuk fituam, shpresojmë…

Delo.autor

Leave a Comment