Futboll Sport

Sidrid Guri në super formë, i shënon edhe skuadrës së Olainkës

Sindrit Guri nuk ndalet së shënuari. Bomberi shkodran ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, kësaj here në miqësoren ndaj Zulte Varegemit të Piter Olainkës. Në fillimin e pjesës së dytë, 24-vjeçari tundi rrjetën duke vendosur baraspeshën. Më parë Zulte kishte shënuar në minutën e 33-të me Bjordal.

Pesë minuta pas golit të Gurit, konkretisht në minutën e 52-të, Zivkoviç shënoi golin e dytë duke përmbysur rezultatin. Ishte përsëri holandezi që në minutën e 59-të trefishoi rezultatin. Ndërsa për të hipotekuar plotësisht fitoren mendoi Sakal në minutën e 70-të.

Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi për skuadrën e Ostendes në miqësore. Sulmuesi shqiptar po kthehet dita ditës në një protagonist të padiskutuar te skuadra belge dhe vendi i titullarit tashmë duket i sigurt.

Related posts

KLUBI I NJOHUR I SERIE A ME 120 VITE HISTORI/ Dikur nxirrte talente sot rrezikon të “shkatërrohet”, ja shkaku kryesor

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Tjetër penallti për Interin, “Demi” Lautaro hipnotizohet nga Tatarusanu (VIDEO)

Delo.autor

E pabesueshme/ Ramos “hero” i rusëve, e falenderojnë për dëmtimin e Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment