Futboll Sport

LAÇI publikon çmimet e biletave për ndeshjen kundër Anorthosis, mesazh të rëndësishëm për tifozët

Laçi është ndoshta ekipi shqiptar me më shumë shance për të kaluar turin në Europa League, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë. Kurbinasit u mundën me rezultatin 2-1 në Qipro nga Anorthosis, por goli në fushën kundërshtare jep mjaft shpresa për kualifikim.

Ndeshja e kthimit do të luhet pikërisht në stadiumin e qytetit, me klubin që ka publikuar para pak çastesh edhe çmimet e biletave. Kështu tribuna qendrore do të kushtojë 1000 lekë (të reja), ndërkohë që sektori përballë dhe ai prapa portave do të kushtojë 300 lekë.

Drejtuesit kanë bërë thirrje tifozerisë për pjesëmarrje masive në këtë takim në mbështetje të ekipit të tyre, në një shans historik ndoshta për laçianët për të kaluar një tur në kupat e Europës.

Related posts

Vazhdojnë gabimet në fanella, kësaj radhe është lojtari i Egjiptit

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Neto, sulmuesi Jota ndëshkon me kokë Luksemburgun (VIDEO)

Delo.autor

Pësoi gol duke pirë ujë, shishja e portierit shitet për 2000 euro

Q.Autor

Leave a Comment