Futboll Sport

BESA “pazar” në Kosovë, synime madhore për sezonin e ardhshëm

Ekipi i Besës së Kavajës ka synim të qartë që sezonin e ardhshëm të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, ku mungon prej disa sezonesh.

Puna ka nisur me emërimin e trajnerit të njohur Gentjan Begeja, ndërkohë që presidenti Bizhdili po piketon edhe synimet e para në merkato. Sipas informacioneve nga klubi kavajas, drejtuesit duken të prirur që të afrojnë një numër lojtarësh nga Kosova, duke dashur të ndërtojnë kështu një skuadër konkurruese me futbollistë nga kampionati fqinj.

Shpenzimet nuk pritet të jenë marramendëse, por gjithsesi pretendohen se do të jenë të mirëstudiuara, për të shmangur gabimet e sezonit të shkuar ku u harxhuan shumë para por pa dhënë rezultate pozitive në fund.

 

Related posts

SHERRI ME TORASËN/ Ja vendimi që merr klubi i Tiranës për Edon Hasanin

Delo.autor

ZYRTARE/ Komiteti Olimpik autorizon kandidimin e Italisë për Lojërat Dimërore 2026

Isa.Autor

“SELMAN STËRMASI MË DONTE SHUMË, POR UNË ISHA…”/ Gruaja e futbollistit rrëfen momentet e veçanta nga martesa e saj

Delo.autor

Leave a Comment