Futboll Sport

Më shume lojtarë në finale, Atletiko “mbretëron” në Moskë

Është skuadra e Atletikos së Madridit që do të ketë më shumë lojtarë në finalen e ditës së sotme. Një fakt që bën krenar ekipin spanjoll dhe trajnerin Diego Simeone. Bëhet fjalë për katër futbollistë që luajnë në skuadrën bardhekuqe: Grizman, Hernandez, Lemar dhe Vrsaljko.

Sido që të shkojë finalja, e sigurt është se në ekipin e Atletikos do të ketë një kampion bote. Me tre futbollistë janë skuadrat e tjera spanjolle si Barcelona dhe Reali i Madridit, por edhe PSG-ja dhe Marseja. Gjithashtu, Juventusi ka tre lojtarë në finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë.

Ekipet e tjera që përfaqësohen me 2 futbollistë në Moskë janë Interi, Çelsi dhe Monako. Beshiktashi, Liverpuli, Totenhemi, Shtutgarti, Siti, Junajtid, Bajerni, Sevija, Lioni, Milani, Leverkuseni, Dinamo e Kievit, Hofenhajmi, etj., kanë nga një lojtar. Interesant është fakti që Bajerni dhe Interi ruajnë traditën për të pasur lojtarë në finale që nga viti 1982

Related posts

E PABESUESHME/ Maguire shpëton “Djajtë e Kuq”, më pas bën gafën (VIDEO)

Delo.autor

“Allegri do të jetë 100% trajneri i Juventusit”

Sadik.Autor

Isco: E patë Gjermaninë?! Më mirë mos flisni për favoritë në këtë Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment