Futboll Sport

ZYRTARE/ Kastrioti nuk ndalet, krutanët përforcohen me ish-lojtarin e KAMZËS

Ersil Ymeraj është lojtari më i ri i Kastriotit. Klubi krutan ka njoftuar përmes një postimi në kanalin zyrtar, se ish-mesfushori i Kamzës ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Elvis Plori për dy edicionet e ardhshme.

“Ersil Ymeraj është futbollisti më i ri i Kastriotit. Mesfushori, vjen nga ekipi i Kamzës dhe ka firmosur me Kastriotin për dy sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit krutan.

Kujtojmë që 24-vjeçari prej 4 sezonesh ishte pjesë e kamzalinjve, ndërsa tashmë ka zgjedhur të nisë një aventurë me Kastriotin e Krujës. Në 61 ndeshje, ai ka arritur të realizojë 17 gola.

 

Related posts

VENDIME TENDECIOZE/ Selmani apo Kastrati? Rasti që tregon se Panucci ia fut kot…

Isa.Autor

Kontaktet me Barcelonën, Gremio i vendos çmimin Arthurit

Q.Autor

KRYESON BENZEMA/ 21 golashënues për një titull, ky është rekordi i këtij Real Madridi

Delo.autor

Leave a Comment