Futboll Premier League Sport

Mourinho revolucion në mbrojtje, vijnë Bonucci dhe Maguire

Trajneri Jose Mourinho ka nisur të ndërtojë skuadrën me të cilën do të duelojë për titullin kampion në Premier Leafgue sezonin e ardhshëm dhe pasi ka sistemuar sulmin e mesfushën, tani kërkon të konsolidojë mbrojtjen. Dhe portugezi ka piketuar dy lojtarë të cilët ai i njeh mjaft mirë, si Leonardo Bonucci dhe Harry Maguire. I pari luan me Milanin në Serinë A, ndërsa tjetri luan në Premier me Leicester.

Interesimi i Mourinho për Bonucci është i hershëm dhe pas lajmit që kuqezinjtë nuk do të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm ka nisur presingun për të sjellë në Manchester mbrojtësin 31-vjeçar. Për të afruar kapitenin e Milanit, që vjet erdhi te kuqezinjtë nga Juventusi, skuadra e United është gati të paguajë 30 milionë stërlina, lajm që konfirmohet nga “Daily Expres”.

Por pas paraqitjes së mirë në Botërorin “Rusi 2018”, ku shënoi edhe një gol, në shënjestër të portugezit ka përfunduar edhe mbrojtësi i Leicester, Harry Maguire, 26 vjeç. Një lojtar me shumë potencial, me një të ardhme të ndritur te “djajtë e kuq”, pasi mund të duelonte si për titull ashtu dhe në Champions League. Pra, Mourinho kërkon të ndërtojë një mbrojtjte fringo të re për United sezonin e ardhshëm.

Related posts

PIKANTE/ Dikur VLERËSOHEJ sa CR7, ja historia e SHQIPTARIT që mezi pret të vijë tek KOMBËTARJA

Isa.Autor

NA LA PA FRYMË/ Eva Padlock “TËRBON” ndjeksit e saj me format BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARIZIMI I MOURINHOS TEK ROMA/ Bum ekonomik tek “Verdhekuqtë”. Shikoni rritjen e pabesueshme në bursë…

Delo.autor

Leave a Comment