Futboll Sport

SHARJE DHE KACAFYTJE/ Pakult gati të GODISTE Gjicin pas debatit të ASHPËR

Kukësi vendosi të ndryshonte tra jnerin në një moment shumë delikat. “Divorci” me Peter Pakult ishte si diçka e akumuluar, por “shpërtheu” vetëm një ditë pas ndeshjes së parë me Valetën në “Loro Boriçi”.

Pasi u kapën fillimisht me tone të ashpra, Pakult mësohet se doli nga vetja, duke u çuar nga tavolina dhe shkuar drejt Gjicit gati për t’u kacafytur. Mësohet se të dy nuk duruan dot fyerjet ndaj njëritjetrit, me trajnerin që fliste në gjuhën gjermane. Menjëherë, kreu i klubit urdhëroi që austriaku të dilte jashtë, pasi ishte i shkarkuar.

Më në siklet se kurrë kanë qenë zyrtarët e tjerë të Kukësit, të pranishëm në mbledhjen e së enjtes. Zanafilla dhe qejfmbetjet ishin të hershme, por kreu i klubit u habit më shumë edhe për faktin se në ditën e ndeshjes ndaj maltezëve, Pakult hodhi në fushë një formacion ndryshe nga ai që kishte programuar gjatë përgatitjeve në Slloveni.

Related posts

Njihuni me trajnerët më besnikë në botë (FOTO)

Sadik.Autor

ZBULOHET plani i Liverpoolit për ndeshjen e parë kundër Romës

Sadik.Autor

Problem te Real Madrid, dëmtohet edhe Isco

Sadik.Autor

Leave a Comment