Futboll Sport

ËSHTË 19-VJEÇ/ Mbappe dhuron për bamirësi, të ardhurat nga Botërori

“Çdo premtim është borxh” dhe duke respektuar këtë shprehje, kampioni i botës Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror.

Gjatë kampionatit ai kish deklaruar se nuk kishte nevojë për para’ që të luante për fanellën e përfaqësueses së tij dhe gjëja e parë që ka bërë pas përfundimit të Botërorit ka qenë dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.

Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifre i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.

Related posts

“PIRLO TEK JUVENTUS?” Ish-sulmuesi i Romës: Si t’i japësh një Ferrari një njeriu që sapo ka marrë patentën

Delo.autor

ANGLI-SHQIPËRI/ “Wembley” fillon të presë tifozët e parë, shikoni atmosferën disa orë para ndeshjes (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

NË SPANJË JANË TË BINDUR/ Brenda javës së ardhshme Eriksen vishet “merengues”

Sadik.Autor

Leave a Comment