Futboll Sport

Pogba dëshiron largimin, do kthimin në Juventus

​Paul Pogba dëshiron që pas dy viteve të largohet nga Manchester United për t’u kthyer në Itali të Juventus
Mesfushori francez, Paul Pogba nuk është i lumtur me Jose Moourinhon në Manchester United dhe po mendon largimin.

Sipas Tuttosport, Pogba ka shprehur dëshiron që gjatë kësaj vere të kthehet në Itali te skuadra e Juventusit, ku luajti për katër sezone.

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid në Juventus, ka bindur edhe më shumë francezin për kthimin në Itali.

Pogba po ashtu ishte kapur gjatë festimeve në Kupën e Botës duke bërë shaka me mesfushorin e Juventusit, Blaise Matuidi, i cili e pyet nëse do të kthehej në Allianz Stadium.

Pogba ishte përgjigjur: “Ahhhh, Zonja e Vjetër, Zonja e Vjetër”.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Sulmuesi Vardy shënon penalltinë e parë, por gabon dy herë të dytën (VIDEO)

Delo.autor

E OFENDOI DUKE I THËNË “DJALË I ZI”/ Klubi gjerman pushon nga puna ish-portierin e Arsenalit pas fyerjeve raciste

Delo.autor

“MESSI KOMANDON TRAJNERIN?”Luis Suarez bën deklaratën e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment