Futboll Seria A Sport

Dzeko karikon Romën: Luajmë për titull kampion këtë sezon

“Te Roma shpesh njerëzit flasin para kohë, por unë nuk dua ta bëj këtë gjë. Kemi marrë lojtarë të rëndësishëm dhe të fortë, por merkato nuk ka përfunduar ende, ndaj deri në fund të shohim”, u shpreh sulmuesi Edin Dzeko, që beson se Roma do të ndërtojë një ekip të fortë dhe pretendent edhe sezonin e ri.

“Të gjithë lojtarët që kanë ardhur dinë të luajnë mjaft mirë, janë ata që trajneri ka dashur. Ne nuk mendojmë për të tjerët, shohim punën tonë dhe e dimë se duhet të japim gjithnjë më të mirën dhe maksimumin në fushë”, u shpreh më tej sulmuesi boshnjak, që vendosi të qëndrojë te Roma edhe pasi pati oferta.

Edhe këtë vit, Roma do të luajë në Champions League, ndërkohë që Serinë A ka ardhur Cristiano Ronaldo, duke e bërë të vështirë për rivalët fitimin e titullit. “Ne synojmë që të dalim më mirë se sa vjet, pra do të përpiqemi për titullin. Me apo pa Ronaldon si rival ne luajmë për fitore dhe nuk trembemi. Në fushë luajnë 11 ndaj 11”, tha Dzeko.

Related posts

SKENAR I PABESUESHËM/ Ja si Anglia mund ta shpallë kampionen mes Liverpool dhe Manchester City

Delo.autor

RISHFAQET ALBAN HOXHA/ Por Partizani nuk ka fituar ende derbin për kapitenin

F.autor

NDODH EDHE KJO/ Skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

F.autor

Leave a Comment